Wednesday, May 12, 2021
HomeLajmeKosovaZogaj: Nëse Gërvalla nuk ka dëshmi kundër UÇK’së, prokuroria duhet të nis...

Zogaj: Nëse Gërvalla nuk ka dëshmi kundër UÇK’së, prokuroria duhet të nis rast kundër saj për shpifje

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, është shprehur me anë të një shkrimi se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duhet të deklarohet nëse e ka mbajtur fjalën dhe i ka dorëzuar dëshmitë e veta kundër njerëzve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Gjykatën Speciale.

Zogaj ka thënë se nëse Gërvalla ka dëshmi dhe nuk ka marrë veprim të duhur, ajo dhe Qeveria inkriminohen, duke fshehur dëshmi.

Në të kundërtën, nëse Gërvalla nuk ka dëshmi, Zogaj ka thënë se prokuroria duhet të nis rast kundër saj për shpifje.

“Donika Gervalla duhet me u deklaru nese e ka mbajte fjalen dhe i ka dorezu deshmite e veta kunder njerezve te UÇK-se ne Gjykaten Speciale. Nese ka deshmi dhe ajo nuk i ka dergu atje ku e kane vendin, ajo, e rrjedhimisht dhe Qeveria e Kosoves inkriminohen, duke fshehur qellimshem deshmi dhe duke sabotu drejtesine.

Gjithnje, nese ministrja jone e jashtme ka, e nese nuk ka, prokuroria duhet me nis rast kunder saj per shpifje, e patjeter, nje ministre qe shpife per krime lufte, duket me u shkarku e me u perza nga zyrja shteterore”, ka shkruar Zogaj në Facebook.

Ndryshe, Gërvalla pati deklaruar kohë me parë kështu: “Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaci që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaci. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, kishte thënë Gërvalla.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments