Sunday, October 13, 2024
HomeLajmeKosovaVlora Dumoshi thotë se Vetëvendosje do të demaskohet ende pa i kaluar...

Vlora Dumoshi thotë se Vetëvendosje do të demaskohet ende pa i kaluar 100 ditë në qeverisje

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për pazare politike dhe tregti me deputetë brenda Kuvendit të Kosovës. Ajo tha se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti nuk e ka prioritet parësor pandeminë.

Dumoshi në një postim në “Facebook”, përmendi edhe emërimin e familjarëve të disa zyrtarëve të VV-së, si këshilltar në disa ministri.

“1. Pandemia nuk ishte prioritet paresore per kete qeveri. 2. Pazaret politike dhe tregetia me deputet e futen nje fryme te pazareve anadollake brenda kuvendit. 3. Mixhallaret e jakobineve te rinj paskan qene gjithnje profesional dhe te zot. Vetem paskan pritur perfundimin e mesjetes dhe fillimin e renesances per te dalur ne sipërfaqe”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Sipas Dumoshit, Qeveria “Kurti II”, do të demaskohet pa i arritur 100 ditë qeverisje.

Postimi i plotë:

Nje konstatim ne vend te kritikes.

Alternativa populiste sapo ka filluar qeverisjen dhe na duhet t’ju leme pak kohe qe ta shohim pazotesine e tyre ne teresi. Mirepo, trendi sapo ka filluar:

1. Pandemia nuk ishte prioritet paresore per kete qeveri.

2. Pazaret politike dhe tregetia me deputet e futen nje fryme te pazareve anadollake brenda kuvendit.

3. Mixhallaret e jakobineve te rinj paskan qene gjithnje profesional dhe te zot. Vetem paskan pritur perfundimin e mesjetes dhe fillimin e renesances per te dalur ne siperfaqe.

Standardet e dyfishta dhe konfuzioni qe ju ka kapluar ende pa i arritur 100 dite qeverisje druaj se do t’ju demaskoje shume para kohes.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments