Saturday, July 27, 2024
HomeLajmeTurqia thërret në raportim ambasadorin italian, kërkon që Draghi ta tërheqë deklaratën

Turqia thërret në raportim ambasadorin italian, kërkon që Draghi ta tërheqë deklaratën

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë të enjten e thirri në raportim ambasadorin italian, Massimo Gaiani, për t’i dënuar komentet e kryeministrit italian rreth presidentit turk.

Sipas një deklarate të kësaj ministrie, ambasadorit italian në Turqi i është thënë se deklarata e kryeministrit Mario Draghi është kundër frymës së aleancës Turqi – Itali, shkruan Anadolu.

Ministria e Jashtme theksoi se Draghi  duhet që menjëherë t’i tërheqë komentet “e paturpshme dhe të neveritshme”.

Faruk Kaymakci, zëvendësministër i Jashtëm i Turqisë dhe drejtor për çështjet me BE-në, i tha ambasadorit italian se Turqia e dënon fuqishëm deklaratën e kryeministrit të emëruar italian për Erdogan, i cili është zgjedhur me përkrahjen më të madhe në Evropë.

Të enjten, gjatë një konference për gazetarë, kryeministri italian e quajti Erdoganin diktator.

“Nuk pajtohem aspak me sjelljen e Erdoganit. Besoj se nuk ishte sjellje e duhur. Më erdhi vërtet keq për poshtërimin që von der Leyen u desh ta vuante. Këtu, vlerësimi që duhet të bëjmë është që me këta – t’i quajmë ashtu siç janë – diktatorë, me të cilët sido që na duhet të bashkëpunojmë, duhet të jemi të qartë në shprehjen e pikëpamjeve tona të ndryshme, sjelljes dhe vizioneve të ndryshme të shoqërisë”, deklaroi Draghi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments