Gjyqtari Christopher Gosnell para se të lexonte verdiktin e tij final për Hashim Thaçin dhe të tjerët në rastin e dytë ku akuzohen për pengim të drejtësisë, ka dhënë edhe disa detaje teknike lidhur me llogaritjen e dënimeve.
Gosnell ka thënë se për vendimet që do të merren në rastin e dytë të pengimit të drejtësisë, nuk llogaritet koha e kaluar në paraburgim për raste ku ka akuza të tjera.
Në këtë gjykim, personi i vetëm që ka qenë i përfshirë edhe në një rast tjetër e që është ka qëndruar në paraburgim prej 2020-ës është Hashim Thaçi.
Aktakuza për rastin e pengimit të drejtësisë është bërë publike më 6 dhjetor 2024.
Hashim Thaçi sot është dënuar me 17 muaj burgim dhe pas vendimit ka reaguar duke thënë se “kjo është politikë, nuk është drejtësi”.

