Wednesday, August 10, 2022
HomeLajmeKosovaÇitaku për kadeten e FSK-së që sot do ta marrë çmimin prestigjioz:...

Çitaku për kadeten e FSK-së që sot do ta marrë çmimin prestigjioz: Nuk mund të jem më krenare

Dy kadetë të FSK-së, Iliriana Bunjaku dhe Ardit Deliu, do të diplomojnë sot në akademinë ushtarake mbretërore “Sundhurst” të Mbretërisë së Bashkuar.

Për këtë, ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, tha se nuk mund të ndihet më krenare, pasi Iliriana Bunjaku, do të marrë çmimin e parë si kadetja më e mirë ndërkombëtare.

“Dy oficerë të FSK-së do të diplomojnë sot në akademinë mbretërore ushtarake ‘Sandhurst. Togerja jonë Iliriana Bunjaku do të diplomojë me nderimin e ‘Shpatës Ndërkombëtare’, e shpërblyer si kadetja me performancën më të lartë në kurs. Urime Iliriana! Nuk mund të jem më krenare!”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments