Thursday, April 25, 2024
HomeLajmeKosovaSjell në jetë fëmijën, por vdes nga Covid-19 nëna 24-vjeçare

Sjell në jetë fëmijën, por vdes nga Covid-19 nëna 24-vjeçare

Donika Bajraktari, nga Vitia humbi jetën nga Covid 19. Ajo solli në jetë djalin e saj.

Erdhi në Klinikën Gjinekologjike për ta sjellë në jetë fëmijën e saj.

Ishte ende herët për të lindur, por te Donika Bajraktari, e prekur me Covid 19 u shfaqen telashet në frymëmarrje.

Për këtë arsye, mjekët vendosen që lindja të bëhet përmes operacioni në javën e 34 të shtatzënisë.

Por pas lindjes, gjendja shëndetësore e Donikës nga Vitia u përkeqësua edhe më shumë.

Ajo ishe e prekur nga Covid-19 dhe menjëherë u dërgua në Klinikën e Mjekësisë Sportive për të vazhduar trajtimin për virus.

Artan Ahmeti drejtor i Mjekësisë Sportive tregoi për gjendjen e pacientes ditën kur ajo u soll këtu.

Sipas Ahmetit gjendja e saj ka ndryshuar 4 prill ku më pas është dërguar në Intensiven e Covidit në Klinikën Interne ku edhe ndërroi jetë.

SHSKUK-së në një përgjigje për T7 kanë njoftuar për vdekjen e Donikës, duke përmendur në këtë rast edhe angazhimin maksimal të mjekëve për t’i dalë në ndihmë nënës që megjithatë humbi jetën Covid-19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments