Thursday, August 18, 2022
HomeLajmeKosova“Presidentja e kryeministri duhet të kenë neveri të madhe ndaj UÇK’së”

“Presidentja e kryeministri duhet të kenë neveri të madhe ndaj UÇK’së”

Frashër Krasniqi i PSD’së ka reaguar pasi presidentja po akuzohet për mos-përmendje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në një postim përkujtimor të përvjetorit të Koshares.

Krasniqi, me anë të ‘Facebook’-ut ka supozuar se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Osmani kanë neveri ndaj UÇK’së.

“Duhet të jetë e madhe neveria e presidentes ndaj UÇK-së, për t’mos e përmendur as në një status ku flet për një betejë e brigadë të saj”, thuhet në postim.

“Duhet të jetë e madhe neveria e Kryeministrit ndaj UÇK-së, për ta bërë presidente dikë që e përbuzë luftën tonë për çlirim”, thuhet tutje.

Karshi këtij veprimi, reagim pati edhe bashkëpartiaku i Krasniqit, Dardan Molliqaj. Molliqaj ka thënë se Vjosa Osmani nuk është në nivelin e detyrës unifikuese të presidentit.

Vjosa Osmani nuk është në nivelin e detyrës unifikuese të presidentit. Kjo jo vetëm për rolin e saj përçarës politik në të tashmen. Ajo po i rikthen problemet e të shkuarës. Mezi ishte arritur një pajtim tejpartiak që kur flasim për luftën flasim në radhë të parë për UÇK-në. Ajo nuk lë rast pa e shmangur, pa e munguar UÇK-në. Kur UÇK-ja është në akuzë, ajo ka zgjedhur shmangjen, harresën e qëllimshme”, shkruan Molliqaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments