Sunday, December 8, 2024
HomeLajmeKosova“Do me i ardhë rendi Prindonit me u bo zëvendësministër”: Ish-anëtari i...

“Do me i ardhë rendi Prindonit me u bo zëvendësministër”: Ish-anëtari i VV-së ironizon me Qeverinë Kurti

Ish-anëtari i Vetëvendosjes (VV), dhe tani autori i emisionit satirik ‘Zëri i Amelikës’, Shkodran Hoti, ka ironizuar me emërimin e zëvendësministrave nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurt.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot një zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporë.

Sipas raportimeve në media, personi i caktuar në këtë pozitë është Kreshnik Ahmeti.

Ahmeti tani është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga ministrja Donika Gërvalla, si dhe duhet ta zëvendësojë atë kur ajo mungon, ose kur nuk është në gjendje ta kryejë detyrën e saj.

Ai ka ushtruar funksionin e shefit të kabinetit të ish-ministrit të kësaj ministrie, Glauk Konjufcës, në Qeverinë Kurti 1.

Ky është zëvendësministri i 19’të që është emëruar deri tani në qeverinë e re të udhëhequr nga Kurti.

Për këtë ka reaguar Shkodran Hoti duke thënë se do të i vije rendi edhe Prindonit, bashkëshortit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që të bëhet zëvendësministër.

“Do me i ardhë rendi edhe Prindonit me u bo zëvendësministër”, ka shkruar ai.

Më poshtë postimi i plotë i tij.

 

Do me i ardhë rendi edhe Prindonit me u bo zëvendësministër. 🤣

Posted by Shkodran Hoti on Thursday, April 8, 2021

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments