Wednesday, November 4, 2026
HomeBotaDonald Trump: Lufta me Iranin ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve

Donald Trump: Lufta me Iranin ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve

Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar se konflikti me Iranin dhe rritja e çmimeve të karburantit kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit.

Në një intervistë për Fox News, Trump komentoi gjithashtu raportimet se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e një sulmi ndaj disa objektivave në Iran.

“Duhet të bëjmë diçka të madhe”, deklaroi presidenti amerikan, duke shtuar se një veprim i tillë mund të përfshijë një “goditje të rëndë”.

Trump përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij kundër programit bërthamor të Teheranit, duke theksuar: “Ata nuk do të kenë kurrë një armë bërthamore”.

Gjatë intervistës, kreu i Shtëpisë së Bardhë pranoi se çmimet e larta të karburantit kanë ndikuar negativisht te republikanët gjatë garave zgjedhore.

Sipas tij, qytetarët nuk e kanë mirëpritur faktin që u është dashur të paguajnë më shumë për karburantin, një faktor që ka ndikuar në pakënaqësinë ndaj administratës së tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments