Kjo humbje konfirmon sezonin e dobët të ‘Djajve të Kuq’, duke mbetur në pozitën e gjashtë, që mund të rrezikohet nga skuadrat tjera.

Vendasit e nisën vrullshëm, duke shënuar që në minutën e 15-të, me Moises Caicedo që ishte i saktë për 1-0.

 

Në 45 minutat e para nuk kishte më gola, për të vazhduar festivali i tyre në fraksionin e dytë.

Marc Cucurella arriti të shënojë me një goditje të bukur për 2-0 pas asistimit të Leonardo Trossard.

 

Goli i tretë erdhi në minutën e 58-të, kur sërish Trossard asistoi, kësaj radhe te Pascal Gross që shënoi në portën e De Geas.

 

Belgu Trossard në minutën e 60-të e kishte radhës të shënonte, duke gjetur rrjetën për 4-0.

 

Në kohën e mbetur kishte raste nga të dyja anët, por rezultati nuk ndryshoi.

Mancheter United pas 37 ndeshjeve të zhvilluara ka 58 pikë në pozitën e gjashtë, ndërsa Brighton është i nëntë me 47 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore