Saturday, April 20, 2024
HomeLajmeDeputeti i AAK-së: Mjekët po ikin, të miratohet sa më shpejt Ligji...

Deputeti i AAK-së: Mjekët po ikin, të miratohet sa më shpejt Ligji i Pagave

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka thënë se nga mungesa e perspektivës dhe pakënaqësisë në paga, mjekët po lëshojnë Kosovën.

Dreshaj theksoi se edhe sot ndodhi një rast i braktisjes së vendit.

“Mjeku i ri F.L., i përgatitur me shumë mund për vetën dhe kosto për vendin, nga sot kontributet e tij profesionale dhe shkencore do ti dhuroj në një vendi tjetër, e krejt kjo si pasojë e pakënaqësisë me paga si dhe mungesës së perspektivës për të nesërmen”, tregoi Dreshaj, nëpërmjet një komunikate të partisë.

“Është koha që të kalohet nga fjalët në vepra, pagesa adekuate dhe dinjitoze është imperativë i kohës që të ruhet cilësia dhe substanca nacionale në vend. Qeveri vepro. Ligji i pagave është imperativ i kohës dhe zgjedhja e vetme në ketë situatë”, përfundoi deputeti i AAK-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments