Saturday, May 4, 2024
HomeLajmeKosovaZeka reagon për faljen e 11 milionëve për rrymën e serbëve të...

Zeka reagon për faljen e 11 milionëve për rrymën e serbëve të Veriut: Dikur shkumonin kundër kësaj pagese

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Listës Serbe u bënë bashkë sot për ta miratuar në Kuvendin e Kosovës propozimin që shteti t’i ndajë mbi 10 milionë euro për t’ua paguar rrymën serbëve në veri të Kosovës.

Zeka përmes një postimi në Facebook ka thënë se dikur deputetët e Vetëvendosjes shanin e shkumonin kunër kësaj pagese.

“Foto historike: Deputetët e VV dhe ata të Listës Serbe, u banë bashkë për ta votuar 11 milionshin per faturat serbe të rrymës. Dikur shanin, shkumonin, çirreshin e shkelmonin, kundër kësaj pagese. A thu kush na ka mallku kaq rëndë, e kaq keq?! A thu ky virus nga ka shpërla trurin?! A thu sa shekuj vuajmë nga harresa kolektive”, ka shkruar Zeka.

Me 61 vota për, deputetët e LVV-së së bashku me ata të “Srpskas” i kanë miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me propozimin që Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) të marrë përgjegjësinë për pagesën e rrymës për serbët në katër komunat veriore.

Kjo praktikë kritikohej ashpër nga LVV-ja kur partia e Kurtit ishte në opozitë, por ky vendim që u kritikua nga partitë opozitare tash, u mor në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti para një jave dhe u mbrojt fort nga shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments