Thursday, April 25, 2024
HomeLajme“Erdogan nuk ka influencë në Shqipëri” Rama nga Italia: Shtegu evropian zgjedhja...

“Erdogan nuk ka influencë në Shqipëri” Rama nga Italia: Shtegu evropian zgjedhja e vetme!

Kryeministri Edi Rama gjersa ndodhet në Firence të Italisë ditën e sotme në Konferencën Vjetore “State of the Union” ka theksuar se dialogu Kosovë-Serbi është tejzgjatur për një kohë të gjatë duke mos iu dhënë rëndësia e duhur.

 

Ai ka theksuar se Turqia e presidenti Erdogan nuk kanë influencë në Shqipëri dhe se Turqia është pjesë e rëndësishme e sigurisë së BE-së.

Rama gjithashtu tha se vendi ynë dhe gjithë Ballkani i duhen Evropës, ashtu siç Ballkanit i duhet Evropa, duke theksuar se janë vende që duhet të kenë bashkëpunim me njëra-tjetrën.

“Çështja është e ndërlikuar por nga ana tjetër nuk ka dyshim që Turqia është kyçe për sigurinë e BE-së dhe BE në këndvështrim për një Turqi më të fortë. Kur vjen fjala për rajonin dua ta bëj të qartë ne kemi një marrëdhënie të mirë me Turqinë, për ne është partner strategjik, marrëdhënia jonë me presidentin është e mrekullueshme. Nuk ka asnjë shenjë të asaj çka pretendojnë disa burime se ai po ushtron ndikim, influencë në Shqipëri apo rajon, pra bërjen otomane, pra në rajonin e Ballkanit. Zemërohem kur lexoj lajme krejt të rreme, nuk është e vërtetë, kur vjen fjala për xhamitë jemi shumë mirënjohës për të gjithë projektin e restaurimeve,  qofshin xhami apo vende të shenjta. Xhaminë e Tiranës për shembull Turqia e restauroi”, tha Rama.

Ai theksoi se BE-ja është zgjedhja e vetme dhe e fundit për Shqipërinë, duke theksuar se asnjë vend nuk e zëvendëson ndikimin e saj.

“Është e vërtetë që në Shqipëri pak rëndësi ka se kush fiton e kush humb kur bëhet fjalë për BE-në, pasi jemi pro perëndimorë, nuk ka asnjë dyshim që shtegu evropian nuk është një nga zgjedhjet për ne por është zgjedhja e vetme dhe fundore. Për disa vende të tjera që ka edhe aktorë të tjerë me ndikim të madh në Shqipëri. Me gjithë të tjerët ne kemi marrëdhënie të llojeve të ndryshme por asnjë prej tyre nuk është zëvendësuese e BE-së. Si objektivi si destinacioni si partneri ynë, mendoj se ka shumë çështje që duhet të merremi gjatë kësaj kohe”, tha Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments