Wednesday, November 25, 2026
HomeLajmeKosovaKurti e publikon një dokument me 57 faqe, i reklamon 100 eurot...

Kurti e publikon një dokument me 57 faqe, i reklamon 100 eurot për fëmijë e pensionistë si sukses të qeverisjes së tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një dokument prej 57 faqesh, në të cilin ka renditur atë që i cilëson si të arritura të Qeverisë Kurti 2.

Përmes një postimi në Facebook, të publikuar mëngjesin e së mërkurës, Kurti ka bërë të ditur se në këtë dokument janë përmbledhur, sipas tij, rezultatet kryesore të mandatit të dytë qeverisës.

“Kurti 1 në vitin 2020 zgjati vetëm 4 muaj (51 ditë me kompetenca të plota), Kurti 3 sivjet zgjati 7 muaj e dy ditë (77 ditë me kompetenca të plota), ndërkaq Kurti 4 nisi më 13 shtator 2026. Mirëpo, të arriturat kryesore për Kosovën dhe qytetarët e saj natyrisht që ishin në Kurti 2. Dhe, në vijim keni përmbledhjen me të arriturat kryesore të Kurti 2”, ka shkruar ai.

100 eurot e ndara para zgjedhjeve, pjesë e listës së sukseseve

Në mesin e pikave që Kurti ka përfshirë në dokument, në kapitullin për mirëqenien dhe mbështetjen sociale, figuron edhe ajo që ai e quan “mbështetje për përballimin e kostos së jetesës”.

Në këtë pjesë, si një prej rezultateve të qeverisjes së tij, Kurti ka renditur pagesat e njëhershme prej 100 eurosh për kategori të ndryshme të qytetarëve.

“Mbështetja për përballimin e kostos së jetesës: Përmes pakove mbështetëse ndamë pagesa të njëhershme prej 100 eurosh edhe për studentët, fëmijët dhe punonjësit e sektorit privat”, thuhet në dokument.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments