Wednesday, April 24, 2024
HomeLajmeZaev në takim me sekretaren e përgjithshme të KE-së: Konfliktet në rajon...

Zaev në takim me sekretaren e përgjithshme të KE-së: Konfliktet në rajon janë e kaluar, bashkëpunimi është e tashmja dhe e ardhmja jonë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot në kuadër të “Prespa Forum Dialog” u takua me sekretaren e përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq.

Siç njoftojnë nga Qeveria, kryeministri Zaev theksoi bashkëpunimin për një kohë të gjatë, mbështetjen dhe partneritetin mes Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Evropës në vendosjen e standardeve dhe monitorimin e implementimit të tyre në fushat me interes primar për këtë organ evropian në fushat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të së drejtës.

Gjatë bisedës u theksuar bashkëpunimi dhe mbështetja e jashtëzakonshme nga Zyra e Programit të Këshillit të Evopës në Shkup, që nga themelimi i saj në vitin 2012, të cilat përfshijnë projekte të ndryshme bashkëpunimi.

“Reformat e brendshme janë angazhimi dhe procesi ynë strategjik që ne zbatojmë për ne dhe qytetarët tanë, në mënyrë që të mund të përmirësojmë standardet e jetesës së qytetarëve tanë”, tha kryeministri Zaev, duke shtuar se evropeizimi është thelbësor për integrimin tonë dhe në atë pjesë Maqedonia e Veriut po lëviz përpara dhe pret që BE-ja të largojë pengesat për fillimin e procesit të bisedimeve të anëtarësimit sa më shpejt të jetë e mundur.

Zaev gjithashtu tha se Maqedonia e Veriut dhe Këshilli i Evropës janë partnerë në ndërtimin e shoqërive që do të përmbushin misionin e Këshillit të Evropës për të mos përsëritur konflikte si ai nga koha e Luftës së Dytë Botërore dhe se e vetmja mënyrë për të arritur atë është zgjidhja e konflikteve me veglat ligjore dhe të politikave siç janë dialogu dhe respektimi i të drejtave të njeriut.

Në takim u diskutua edhe për vlerësimet inkurajuese pozitive të shënuara në raportin e fundit të Këshillit të Evropës për Maqedoninë e Veriut, të tilla si: reformat ligjore për pavarësi më të madhe të gjyqësorit, ambient i përmirësuar kur bëhet fjalë për lirinë e mediave, qasja e opinionit në informacione me karakter publik, përforcimi i organet e luftës kundër korrupsionit, përmirësimi i legjislacionit kundër diskriminimit, si dhe disa procese të tjera reformuese.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments