Monday, May 6, 2024
HomeLajmeKosovaShi e rrufe, moti për dy ditët e ardhshme

Shi e rrufe, moti për dy ditët e ardhshme

Pas këtyre ditëve të nxehta dhe me vapë, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Këto masa të ajrit do të ndikojnë në uljen e temperaturave maksimale për disa gradë, ndërsa minimalet mbesin po thuaj të ngjashme me ditët e fundit.

Parashihen riga shiu të premten të cilat do të shoqërohen me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments