Sunday, May 5, 2024
HomeLajmeKosova​Rivarroset Magbulle Morina, e zhdukur 22 vjet më parë gjatë luftës

​Rivarroset Magbulle Morina, e zhdukur 22 vjet më parë gjatë luftës

Sot në Bubavec të Komunës së Malishevës, është rivarrosur, Magbulle Morina (1943), e zhdukur 22 vjet më parë, gjatë luftës së fundit, përkatësisht nga 5 maji 1999.

 

Trupi i saj është gjetur në varrezat myslimane në Mitrovicë, ndërsa identifikimi është bërë përmes ADN-së nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Përveç familjareve, në ceremoninë varrimit kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, Kushtrim Gara nga zyra e Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit Bajram Çerkini nga Shoqata e të Pagjeturve të Kosovës, si dhe nga zyrtarët nga dega në Malishevë, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, Sead Paçarizi, dhe qytetarë të tjerë.

Në Komunën e Malishevës, të zhdukur gjatë luftës së fundit, janë edhe 40 persona.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments