Friday, April 19, 2024
HomeTop LajmetVuçiq flet për përplasjen me Osmanin: Do të jetë e vështirë

Vuçiq flet për përplasjen me Osmanin: Do të jetë e vështirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha mbrëmë se nuk iu nënshtrua presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në asnjë çështje për të cilën ajo insistoi në Samitin “Brdo-Brijuni” që u mbajt dje në Slloveni.

Vuçiq deklaroi se ai është i shqetësuar për të ardhmen e dialogut, sepse në gjithçka që dëgjoi nga takimi i djeshëm, tha se nuk kishte asgjë racionale, raporton Tanjug.

“Vazhdimi i dialogut është një çështje e rëndësishme dhe e vështirë. Ne do të jemi të gatshëm për të biseduar, për të marrë pjesë gjithmonë në dialog, por pas asaj që dëgjova sot, e cila është agjenda e gjithë qeverisë së Prishtinës, unë jam shumë i shqetësuar, sepse nuk ka asgjë racionale atje”, u tha Vuçiq gazetarëve në Bruksel, kur u pyet se si e sheh të ardhmen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiq tha se disa përfaqësues të vendeve që ishin ndër të parët që e njohën Kosovën i thanë atij se ata nuk i kuptonin kërkesat e Osmanit.

“Unë mund t’u them njerëzve se sa e vështirë është situata dhe pozicioni ynë dhe si të tjerët duan ta paraqesin atë… Do të jetë e vështirë”, tha Vuçiq.

I pyetur se për çfarë insistonte presidentja e Kosovës në takimin e djeshëm, Vuçiq tha se ajo së pari foli për të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor, ndaj të cilës deklaratë thotë se ai reagoi duke kundërshtuar.

“Çështja e dytë ishte liberalizimi i vizave. Ne thamë që nuk ka probleme, por që Kosova nuk mund të shkruhet sepse nuk e njohim, ose duhet të qëndrojë me një yll. Ata nuk deshën. Ata këmbëngulën në diçka që nuk ishte shkruar, për të refuzuar ndryshimin e kufijve dhe kufijtë që ata imagjinuan të merren si të mirëqena”, tha Vuçiq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments