Wednesday, May 8, 2024
HomeLajmeThyhet rekordi i fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës

Thyhet rekordi i fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës

Muaji korrik i këtij viti, shënoi një numër të ri rekord të udhëtarëve dhe fluturimeve, duke tejkaluar shifrën krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar rreth 9% në numër të udhëtarëve dhe mbi 2% në numër të fluturimeve.

Nga Janari i këtij viti e deri më sot përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA, kanë kaluar pothuajse 2 milionë udhëtarë, ndërsa vetëm në muajin korrik përmes këtij aeroporti kanë kaluar 400 000 udhëtarë duke shënuar një rritje të përgjithshme në numër të udhëtarëve në këtë vit prej rreth 14% dhe në numër të fluturimeve rreth 6%.

Zvicra dhe Gjermania akoma mbeten destinacionet me më së shumti udhëtarë dhe fluturime ku më pas pasohen nga Turqia, Austria etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments