Tuesday, May 7, 2024
HomeLajmeGjykata Komerciale pranon rastin e Klan Kosovës, ditëve në vijim do të...

Gjykata Komerciale pranon rastin e Klan Kosovës, ditëve në vijim do të caktohet gjyqtari përmes shortit

Të premten MINT ka njoftuar se e ka hedhur poshtë ankesën e Klan Kosovës për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit privat. Mirëpo, Klani ka vendosur që rastin ta çojë në Gjykatë. Tashmë është konfirmuar se me këtë çështje do të merret Gjykata Komerciale.

Zëdhënësja e Gjykatës Komerciale, Albënora Bekteshi Hoti, ka thënë për Express se rastin e kanë pranuar sot, derisa kanë thënë se në ditët në vijim lënda do t’i ndahet gjyqtarëve të departamentit përkatës sipas shortit të ndarjes së lëndëve.

“Ju njoftoj se rasti në fjalë në Gjykatën Komerciale të Kosovës, përkatësisht Dhomat e Shkallës së Parë është pranuar më 1 gusht 2023, dhe e njëjta do t’i ndahet gjyqtarëve të departamentit përkatës sipas shortit të ndarjes së lëndëve në ditët në vijim”, ka thënë Bekteshi.

Cilët janë gjyqtarët e Dhomave të Shkallës së Parë?

Në Dhomat e Shkallës së Parë janë gjithsej 11 gjyqtarë, mirëpo nuk dihet se kush do ta marrë në dorë rastin e Klan Kosovës.

Nëpër media është raportuar se Vlora Pacolli-Rexhepi njëra nga gjyqtaret që mund ta marrë rastin e Klan Kosovës është motra e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

Gjyqtarët tjerë janë:

Reagimet

Për këtë vendim të MINT-it ka pasur shumë reagime, një ndër to ka qenë edhe presidentja Osmani.

Ajo ka kërkuar që çështja e licencës së televizionit të bëhet “duke zbatuar ligjin, pa ndërhyrje, bazuar në parimet e paanshmërisë dhe integritetit”.

“Liria e mediave nuk është privilegj, por një e drejtë themelore që mbështet funksionimin e një shoqërie demokratike. Është detyrë e secilit në shoqërinë tonë që ta vlerësojmë lirinë e mediave, ta mbrojmë atë dhe të krijojmë kushte për të, në përputhje me kornizat e përcaktuara me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës sonë”, thuhet në një komunikatë për media të presidencës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur i “alarmuar” me vendimin e Komisionit të Ankesave për të refuzuar ankesën e televizionit Klan Kosova, duke e cilësuar atë si të “motivuar politikisht” nga Qeveria e kryeministrit Albin Kurti.

“AGK-ja beson se ky proces që nga fillimi ka qenë i motivuar politikisht nga partia në pushtet dhe Qeveria e Kryeministrit Kurti, në përpjekje për të mbyllur televizionin më të madh privat në vend. Vendimi i sotëm i ministrisë së udhëhequr nga ministrja Hajdari konfirmon luftën e hapur dhe të paprecedent të kësaj qeverie, kundër medieve, si paralajmërim që edhe të tjera medie do të jenë cak i sulmeve”, thuhej në një reagim të asociacionit.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe sekretar i përgjithshëm i Federatës së Gazetarëve Evropianë (FGE), Ricardo Gutierrez, i cili shkroi në Twitter se Kosovën e kanë mbuluar “ditë të zeza të censurës shtetërore”, dhe se Qeveria më në fund “korri sukses në mbylljen” e Klan Kosovës.

“Qeveria e Albin Kurtit po e zhyt vendin në liberalizmin më konservator, duke i përbuzur plotësisht vlerat e BE-së”, shkroi Gutierrez.

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në Kosovë, kanë shprehur shqetësim, siç kanë thënë, të thellë, me vendimin e Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për ta konfirmuar pezullimin e licencës së biznesit të televizionit Klan Kosova.

“Ne jemi, në veçanti, të shqetësuar me heqjen e licencës së biznesit të Klan Kosovës me një vendim joproporcional, i cili do të ketë pasoja në pluralitetin e medias në Kosovë”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të QUINT-it dhe BE-së të premten vonë.

Për vendimin e MINT-it kanë reaguar edhe krerët e partive opozitare. /GazetaExpress/

 

Bajrami kërkon nga presidentja të mos e dekretojë Ligjin për Skemat Pensionale

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments