Thursday, May 9, 2024
HomeLajmeKosovaTahiri prezanton për asamble komunale Inxhinierin e Trafikut dhe Transportit Rrugor

Tahiri prezanton për asamble komunale Inxhinierin e Trafikut dhe Transportit Rrugor

Kandidati për kryetar të komunës Podujevës Besnik Tahiri, sot ka prezantuar asambleistin e radhës.

 

Bëhet fjalë për Arbnor Fazliun, i cili ka diplomuar në Inxhinieri të Trafikut dhe Transportit Rrugor, i licencuar për instruktor të shoferëve dhe në proces të licencimit për ligjërues të autoshkollave.

“Arbnor Fazliu nga Fshati Dumnicë e Epërme, ka diplomuar në Inxhinieri të Trafikut dhe Transportit Rrugor, i licencuar për instruktor të shoferëve dhe në proces të licencimit për ligjërues të autoshkollave. 

Arbnori, do të jetë pjesë e ekipit për infrastukturë dhe kandidat për asamble komunale. Ai do të angazhohet në analizën e mobilitetit urban, duke përfshirë linjat e trafikut urban dhe ndërurban, organizimin e sistemit të rrugëve, parkingjet publike dhe parkingjet me ndalesa të shkurta afër shkollave”, ka treguar Tahiri.

Më tej ai tha se Arbnori do të bëjë indentifikimin dhe eliminimi e pikave kritike të rrezikut në rrugë si dhe për punë tjera që i përkasin profesionit të tij.

“Arbnori do të bëjë indentifikimin dhe eliminimi e pikave kritike të rrezikut në rrugë, për të parandaluar humbjen e jetëve.

Ndërtimi i sheshit, ka rënduar trafikun dhe qasjen e qytetarëve në shërbime, ndërkaq secili prind në qytet është në hall me dërgimin/marrjen e fëmijëve në shkollë, ne do të prodhojmë zgjidhje me ndalesa të shkurtëra, transport për fëmijë

Ne do të prodhojmë zgjidhje të qëndrueshme për përgjigjet e banorëve në objektet kolektive, nëpëmjet menaxhimit me ndërrmarrjen publike. Na duhet shumë punë e përkushtim në mobilitetin e qytetit, për t’iu ikur inskenimeve që t’u lehtësohet jeta banorëve, vizitorëve e diasporës.

E gjithë kjo do të arrihet me vullnetin dhe përkushtimin e ekipit tim për përmisimin e jetës së banorëve të Podujevës”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments