Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeKosovaSulmi i 24 shtatorit, Abazoviq: Kurti më tregoi për disa grupe kriminale...

Sulmi i 24 shtatorit, Abazoviq: Kurti më tregoi për disa grupe kriminale në veri, nuk foli me emra por tha se kishte diçka

Ish-kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe u plagos zyrtari policor, Alban Rashiti, raporton Gazeta Sinjali.

Abazoviq në një intervistë për mediumin serb ‘Nova’, ka thënë se kjo ngjarje ka dëmtuar besueshmërinë e Serbisë, teksa ka folur për takimin që pati me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti i cili i kishte treguar për disa grupe kriminale që ndodhen në veri të Kosovës.

Sipas Abazoviq, negociatat në mes të Kosovës e Serbisë ishin mjaft të sforcuara dhe shumica e tyre theksuan se faji ishte i palës tjetër.

“Albin Kurti u kritikua nga bashkësia ndërkombëtare se nuk ishte bashkëpunues. Ai ka shprehur qëndrimet e tij gjatë gjithë kohës, ai ka qenë i qartë më mua në një mbledhje, se në veri mblidhen disa grupe kriminale, se kryhen disa veprimtari kriminale dhe se kanë probleme me njerëzit që pastrojnë para. Ai nuk foli për emra konkretë, por tha se kishte diçka. Pas gjithçkaje që ndodhi, është e vështirë të thuash se ai kishte gabuar. Nuk po them se ai u referohej drejtpërdrejt atyre grupeve, por ai vazhdoi t’i kishte ato paralajmërime”, ka thënë ai.

“Nuk hezitoj ta them këtë, por më duhet të theksoj se ajo që ndodhi në Banjskë, i shkaktoi dëmin më të madh autoriteteve në Serbi. Unë thjesht nuk e shoh logjikën në këtë, sepse ai akt krijoi një problem të madh për Beogradin. Pikërisht atëherë e kam fjalën për pasojat politike dhe kemi pasur edhe pasoja tragjike, sepse aty janë vrarë njerëz”, tha Abazoviq.

Ai beson se se shqiptarët dhe serbët duhet të përpiqen për pajtim.

“Kjo është gjëja që ata nuk e kanë provuar, kanë provuar gjithçka tjetër. Kjo vlen edhe për ne të tjerët. Ky është mesazhi im për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments