Friday, May 17, 2024
HomeLajmeKosovaAmbasadori Malaj: Shqipëra do të rris prezencën ushtarake në KFOR,në vitin 2024

Ambasadori Malaj: Shqipëra do të rris prezencën ushtarake në KFOR,në vitin 2024

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka theksuar se rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi është ajo e dialogut.

Këto komente i ka bërë Malaj pas një takimi që pati me Komandantin e KFOR, Gjeneralmajor Ozkan Ulutas.

Malaj thotë se ia ka konfirmuar Komandantit të KFOR, se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë KFOR, pasi vendi ynë e ka Kosovën në prioritetin më të lartë. “Po kështu, kjo mbështetje do të vijojë pasi në vitin 2024, Shqipëria do të rrisë prezencën e saj”

“I shoqëruar nga Atasheu Ushtarak Kolonel Altin Kurti, zhvillova një takim miqësor me Komandantin e KFOR, Gjeneralmajor Ozkan Ulutas. Gjatë këtij takimi biseduam për situatën e sigurisë në Kosovë. Gjeneralmajor Ulutas falënderoj Shqipërinë për mbështetjen që i jep KFOR-it. I konfirmova se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë KFOR, pasi vendi ynë e ka Kosovën në prioritetin më të lartë. Po kështu, kjo mbështetje do të vijojë pasi në vitin 2024, Shqipëria do të rrisë prezencën e saj. Gjithashtu, i bëra të ditur se rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi është ajo e dialogut”, ka shkruar ai në faqen e tij në ‘Facebook’.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments