Dy komisione parlamentare do të mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës për të shqyrtuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Mbledhjet do të mbahen në orën 09:00 dhe 10:00, ndërsa në fokus do të jetë shqyrtimi i projektligjit dhe raporteve të komisioneve kryesore lidhur me të.
Në orën 09:00, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të shqyrtojë këtë projektligj.
Në orën 10:00, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të shqyrtojë raportet e komisioneve kryesore lidhur me Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

