Monday, October 26, 2026
HomeLajmeKosovaNYT: Vuçiqi dhe Lista e Studentëve kanë dallime të pakta për Kosovën,...

NYT: Vuçiqi dhe Lista e Studentëve kanë dallime të pakta për Kosovën, Rusinë dhe BE-në

Gazeta amerikane The New York Times raportoi mbrëmë se udhëheqësi nacionalist serb, Aleksandar Vuçiq – i cili ka qëndruar gjatë në pushtet – e ka pranuar humbjen në zgjedhjet parlamentare. Megjithatë, gazeta vëren se nuk ka dallime të theksuara mes tij dhe listës fituese – të udhëhequr nga studentët – lidhur me çështje të shumta të diskutueshme, siç janë statusi i Kosovës apo marrëdhëniet me Rusinë dhe Bashkimin Evropian.

Zgjedhjet u zhvilluan pasi kontrolli i fortë i Vuçiqit mbi pushtetin u dobësua nga dy vite protestash të udhëhequra nga studentët. Votimi shërbeu në masë të madhe si një referendum për vetë Vuçiqin – udhëheqësin me shërbimin më të gjatë në Evropë, jashtë hapësirës së ish-Bashkimit Sovjetik – shkruan gazeta me seli në Nju Jork.

Gazeta thekson se këto zgjedhje parlamentare në Serbi u mbajtën vetëm gjashtë muaj pasi votuesit në Hungarinë fqinje larguan nga pushteti udhëheqësin nacionalist populist Viktor Orbán, një aleat i ngushtë i Vuçiqit.

Vuçiqi përvetësoi shumë nga metodat autoritare të Orbánit dhe – siç doli – në fund përvetësoi edhe mënyrën e tij dinjitoze për të pranuar humbjen, vëren The New York Times në lidhje me fjalimin e mbajtur këtë mbrëmje nga udhëheqësi serb në largim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments