Tuesday, April 23, 2024
HomeLajmeKosovaSa fëmijë janë prekur me Covid19 deri më tash në Kosovë?

Sa fëmijë janë prekur me Covid19 deri më tash në Kosovë?

Ditëve të fundit dukshëm është shënuar rritje e numrit të të infektuarve me Covid19.

Të prekur nga ky virus janë edhe fëmijët.

Drejtoresha e Pediatrirsë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Drita Qosaj tregon, se si është gjendja në këtë klinikë.

“Në Kliniken e Pediatrisë prej fillimit të pandemisë janë mjekuar 107 femijë të diagnostikuar me Covid 19. Në njesin Covid për mjekimim e femijëve e cila punon në kuadër të Klinikes së Pediatrisë, aktualisht janë duke u mjekuar 5 femijë. Prej këtij numri të femijëve, asnjeri nuk është në oksigjenoterapi”, ka thënë Qosaj.
Ndryshe, vlen të përmendim faktin se përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë pozitiv me Covid19 kanë rezultuar 489 raste rastë te reja, derisa 8 persona kanë humbur jetën me këtë virus.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments