Saturday, April 20, 2024
HomeLajmeShqipëriRama flet për herë të parë për fushatën e Albin Kurtit dhe...

Rama flet për herë të parë për fushatën e Albin Kurtit dhe a ka influencë Erdogan në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ndërsa ndodhet për një vizitë në Firence është shprehur se Shqipëria do të bëhet shtet evropian edhe nëse nuk futet në BE.

Në lidhje me ndikimin e Turqisë dhe presidentit Erdogan në vend, ai ka theksuar se nuk ka influencë në Shqipëri dhe se Turqia është pjesë e rëndësishme e sigurisë së BE-së. Rama gjithashtu tha se vendi ynë dhe gjithë Ballkani i duhen Evropës, ashtu siç Ballkanit i duhet Evropa, duke theksuar se janë vende që duhet të kenë bashkëpunim me njëra-tjetrën.

“Ne kemi një raport shumë të mirë me Turqinë dhe Erdoganin. E pavërtetë që Erdogani dhe Turqia kanë influencë në Shqipëri. Është shumë e qartë që për ne Europa është si një besim. Europës i duhemi ne, jo vetëm ne por i gjithë Ballkani, siç Ballkanit i duhet Europa. Pjesë ose jo e BE-së ne do të bëhemi shtet europian. Ndërkohë Turqia është fondamentale në sigurinë e BE”, tha Rama.

Ramagjithashtu foli edhe për marrëdhënien me Kinën dhe fushatën e Albin Kurtit

Pjesë nga intervista

Ju i keni fituar këto zgjedhje në Shqipëri. Si mendon se ky rezultat i fitores do të ndikojë te negociatat në BE? Sepse në fund të fundit shqiptarët janë pro anëtarësimit në BE.

Rama: Është e vërtetë se në Shqipëri nuk ka ndonjë vlerë se kush fiton dhe kush humb sa i përket Bashkimit Evropian, sepse shqiptarët janë të orientuar nga BE dhe nga Perendimi. Rruga Evropiane është e vetmja rrugë. Ne me të gjithë të tjerët kemi marrëdhënie me rajone të ndryshme por asnjëri prej tyre nuk është zevëndësuese e BE, si qëllimi im, si desticnacioni ynë si pikëmbërritja jonë, por mendoj se ka shumë çështje me të cilat duhet të merremi në këtë periudhë.

Pyetje: Ju bletë shumë vaksina kineze si e shihni këtë marrëdhënie me Kinën dhe sa e rëndësishme është marrëdhënia juaj me Kinën?

Rama: Ne u lamë jashtë skemës së shpërndarjes që nga fillimi, të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Është kjo lagje në mes të Evropës që u izolua dhe na duhe të bënim vrapimin tonë dhe zgjedhjet tona. Ne morëm një kontratë të mirë me Pfizer. Sinovac nuk e morën nga Kina.

Marrëdhëniet tona me Kinën, le të themi që janë normale. Bazuar në një monitorim strikt se ku ne qëndrojmë kemi mësuar se ka nivele të ndryshme pëlqimi , ka staf deligacioni në Shqipëri që I ndjek të gjithja ngjarjet. Jemi në një nivel tjetër politik subjekiv.  Duhet ta bëjmë për fëmijët tanë dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë, reformat duhet ti bëjmë për brezat e ardhshme dhe do i bëjmë ata, por duhet të jemi të durueshëm.  Ne mund t’I bëjmë të gjithë ata që duhet dhe e dimë se çfarë është e rëndësishme. Nuk kemi fuqi t’i ndryshojmë gjërat nëse vendet kanë probleme të ndryshme të brendshme.

Pyetje: Ka pasur disa polemika sa i përket faktit që Kryeministri i Kosovës votoi në Shqipëri?

Rama: Së pari mënyra më e mirë për të shkuar para është të biem dakord që të mos biem dakord. Duhet të punojmë të gjithë së bashku që të bëjmë më të mirën për të marrë Shengenin rajonal. Të katërta liritë e BE duhet të jenë për të gjitha vendet. Keni një hapësirë më të madhe ekonomike. Besoj forcërisht se është jetësore, ka qenë dhe do të jetë, kur vjen puna sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Unë mendoj se në të dyja vendet ka diçka të lënë në nivel më të ulët dhe të lartë. Mendoj se gjithçka është e mundur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments