Friday, April 26, 2024
HomeLajmeKosovaPSD vendos brenda muajit a do të marrë pjesë në zgjedhje lokale

PSD vendos brenda muajit a do të marrë pjesë në zgjedhje lokale

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takime me liderët e partive politike LVV, PDK, LDK, AAK, për të diskutuar për caktimin e datës për zgjedhjet lokale. Shumica e partive u pajtuan që zgjedhjet komunale të mbahen në fund të tetorit.

 

Në anë tjetër, partitë politike veçse kanë nisur të përgatiten dhe t’i shpallin kandidaturat për kryetar të komunave.

Ndërkohë, në zgjedhjet komunale brenda këtij muajit mund të kuptojmë nëse do të marrë pjesë edhe Partia Socialdemokrate (PSD).

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi i ka thënë Periskopit se PSD është në diskutime të brendshme për të vendosur se a do të marrin pjesë në zgjedhjet komunale.

“Jemi në diskutime të brendshme dhe ende nuk kemi vendim, besoj brenda muajit do të njoftoheni!”, ka thënë Nushi.

Ndryshe, zgjedhjet e fundit komunale u mbajtën me 22 tetor 2017.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments