Saturday, April 20, 2024
HomeLajmeKosova11 mijë euro për lejeqëndrim slloven, Prokuroria e Gjakovës jep detaje për...

11 mijë euro për lejeqëndrim slloven, Prokuroria e Gjakovës jep detaje për personin e arrestuar

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit, K.T., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.

“Prokuroria njofton se, me datë të pacaktuar e deri më 02.06 2021, i dyshuari K.T., ka përpiluar dokumente të falsifikuara me qëllim të shfrytëzimit si origjinal, për leje qëndrimi sllovene, për përfitim për vete apo personin tjetër, ku nga të dëmtuarit, B.K., F.K., dhe L.R.,  kishte marrë shuma të mëdha parash, në vlerë mbi 11.000 (njëmbëdhjetë mijë) euro. Me urdhër të prokurorit të Shtetit pas aksionit të bastisjes së shtëpisë së tij  nga Njësiti i Hetimeve, i janë gjetur një leje qëndrimi sllovene dhe një folder me 7 vërtetime të transaksioneve të ndryshme . Me këto elemente, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve””, njofton prokuroria.

Në të njëjtën periudhë kohore, i pandehuri K.T., me anë të paraqitjes së rreme, dhe duke i fshehur faktet, ka shfrytëzuar mosdijen e personave të tjerë lidhur me gjendjen reale, ka vënë në lajthim të dëmtuarit, B.K., F.K., dhe L.R., duke i siguruar ata se do të iu rregullojë dokumentet për leje qëndrimi në Slloveni. Me këto veprime i dyshuar ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit K.T., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 02 qershor 2021.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments