Tuesday, April 23, 2024
HomeLajmeKosovaHaxhiu: S’ka depolitizim të arsimit, përderisa drejtorët emërohen nga kryetarët e komunave

Haxhiu: S’ka depolitizim të arsimit, përderisa drejtorët emërohen nga kryetarët e komunave

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se nuk mund të ketë depolitizim të arsimit, përderisa drejtorët e shkollave emërohen nga kryetarët e komunave.

 

“Nuk ka depolitik të arsimit derisa kryetarët e komunave i emërojnë drejtorët në shkolla. Nuk mundesh me prit një cilësi më të fortë kur drejtorët e shkollave janë të emëruar politik. PDK i ka përmirësua pagat mësimdhënësit. Cila është mbështetja që nesër qeveria ka me bë për studentët ata nuk i kanë 5 euro me pagua internetin, ka nxënës që nuk kanë pasur telefon të mençur dhe ky është qëllimi i këtij debati”.

Haxhiu e dha këtë deklaratë në seancën ku Kuvendi i Kosovës mban debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë Covid-19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments