Sunday, October 13, 2024
HomeBotaNjoftimi i pallatit mbretëror për vdekjen e Princ Philipit

Njoftimi i pallatit mbretëror për vdekjen e Princ Philipit

Ka vdekur në moshën 99-vjeçare Duka i Edinburgut, bashkëshorti i mbretëreshës Elizabet.

Vetëm pak ditë më parë ai doli nga spitali ku po kurohej pas disa komplikimeve shëndetësore.

Lajmin e bëri të ditur Pallati i Buckingham:

“Me pikëllim të thellë Madhështia e saj mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Duka i Edinburgut. Lartësia e Tij Mbretërore ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kështjellën e Windsor. Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij.”

Princi Philip u martua me Princeshën Elizabeth në vitin 1947, pesë vjet para se ajo të bëhej mbretëreshë dhe ishte bashkëshorti mbretëror më jetëgjatë në historinë britanike.

Çifti ka katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 10 stërnipa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments