Wednesday, November 30, 2022
HomeLajmeKosovaNëna e baba lindën sërish”, Gent Cakaj me fjalë prekëse tregon se...

Nëna e baba lindën sërish”, Gent Cakaj me fjalë prekëse tregon se prindërit e tij e kanë fituar betejën me COVID-19

Ish-kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj ka njoftuar se nëna dhe babai i tij e kanë fituar betejën me COVID-19.

Cakaj, rreth 1 muaj më parë, ka kërkuar plazmën e gjakut për babanë e tij, Shkëlzen Cakaj, i cili ishte i infektuar me COVID.

“Pas më shumë se një muaji në betejën sfilitëse me COVID-19, gjatë së cilës ata me çerek fryme e shpirt ndër dhëmbë luftuan paepur me hijën e zezë të vdekjes, nëna e baba, lindën sërish.

E, unë, pas krejt ditëve të zymta me dhimbje të plumbtë e netëve të gjata me ankth të pambarimtë, sot, si asnjë herë më parë, ndjej për ta dashuri të pamatshme e mirënjohje të pafund”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments