Thursday, March 28, 2024
HomeLajmeKosovaNdërron jetë veterani i UÇK-së

Ndërron jetë veterani i UÇK-së

Sot ka vdekur veterani i UÇK-së nga qyteti i Mitrovicës, Shaqir Prekazi.

I ndjeri do të varroset në varrezat në Shipol të Mitrovicës, ditën e nesërme me datë 02.05.2021.

Lajmin për vdekjen e Shaqirit e kanë dhënë familjarë, bashkëluftëtarë dhe shoqata të dalura nga lufta.

Njotimi i plotë nga veteranët e UÇK-së:

Të nderuar Familje të Dëshmorëve, Invalid dhe ju Veteran të UÇK-së, të nderuar qytetarë të Mitrovicës, ju njoftojmë që sot, me datë, 01/05/21, ndrroj jetë bashkëluftëtari jonë, Shaqir (Muharrem) Prekazi.

Ndarja nga jeta e veteranit të UÇK-së është një humbje e madhe për bashkluftarët e tij, qytetin e Mitrovicës dhe mbar familjen e tij.

Varrimi bëhet nesër, me datë: 02/05/21, me faljen e namazit të drekës, në varrezat e Shipolit, në Mitrovicë!

Ngushëllime familjes, bashkluftarëve, shokëve, kolegëve dhe miqëve!

I paharruar qoftë kujtimi për veteranin e UÇK-së, Shaqir Prekazi!

Zoti e shpërbleftë me Xhenet.

LAVDI!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments