Monday, May 10, 2021
HomeLajmeKosovaShefi amerikan i Mbrojtjes: Lufta e ardhshme e madhe do të jetë...

Shefi amerikan i Mbrojtjes: Lufta e ardhshme e madhe do të jetë shumë më ndryshe

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Gjeneral Lloyd Austin, tha të premten se ShBA-ja duhet të përgatitet për një konflikt të mundshëm në të ardhmen pa i marrë shumë si shembull luftërat e vjetra.

Austin bëri thirrje për përforcim të avancimeve teknologjike dhe për integrim më të mirë të operacioneve ushtarake në nivel global në mënyrë që, siç u shpreh ai, të kuptohet më shpejt, të vendoset më shpejt dhe të veprohet më shpejt, .

“Mënyra se si do të luftojnë në luftën e ardhshme të rëndësishme do të duket shumë më ndryshe nga mënyra se si kemi luftuar në luftërat e fundit”, tha shefi amerikan i Mbrojtjes gjatë një udhëtimi në Komandën e Paqësorit në Hawaii.

Ai nuk përmendi në mënyrë eksplicite shtete rivale si Rusia apo Kina, por komentet e tij erdhën në kohën kur Shtetet e Bashkuara e filluan tërheqjen e trupave nga Afganistani si pjesë e ricaktimit të politikave të Pentagonit nga presidenti Joe Biden.

“Ne s’mund ta parashikojmë të ardhmen, prandaj ajo për të cilën kemi nevojë është kombinimi i duhur i teknologjisë së përzier, koncepteve dhe shkathtësive operacionale – të gjitha të thurura së bashku në një mënyrë të ndërlidhur që është shumë e besueshme, shumë fleksibile dhe shumë e frikshme, saqë do ta ndalë secilin kundërshtar”, shtoi ai.

Sipas zyrtarit të lartë amerikan, reagimi i Shteteve të Bashkuara në rast të ndonjë konflikti do të ishte i tërthortë dhe në atë rast do të mund të përdoreshin mjetet luftarake kibernetike për t’iu kundërpërgjigjur një incidenti detar qindra milje larg.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments