Thursday, April 25, 2024
HomeLajmeKosovaZona Ekonomike në Lumadh merr dritën e gjelbër, kryetari i Vushtrrisë uron...

Zona Ekonomike në Lumadh merr dritën e gjelbër, kryetari i Vushtrrisë uron qytetarët

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se procesi i vendosjes së bizneseve në Zonën Ekonomike në Lumadh është vlerësuar si plotësisht në përputhje me ligjin nga dy ministritë e linjës, MAPL dhe MINT.

Ai përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se komuna do të vazhdojë me procedimin e nënshkrimit të kontratave me subjektet fituese.

“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Procesi i vendosjes së bizneseve në Zonën Ekonomike në Lumadh është vlerësuar si plotësisht në përputhje me ligjin nga dy ministritë e linjës, MAPL dhe MINT.

Komuna tani do të procedoj me nënshkrim të kontratave me subjektet fituese në përputhje me ligjin.

Urime!”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments