Monday, November 11, 2024
HomeBotaMerkeli s’mërzitet për të pakënaqurit, e përkrah izolimin edhe më të rreptë

Merkeli s’mërzitet për të pakënaqurit, e përkrah izolimin edhe më të rreptë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i përkrah thirrjet për një izolim më të rreptë por të shkurtër në Gjermani për ta luftuar përhapjen e koronavirusit, sepse shkalla e infeksionit është shumë e lartë, tha të mërkurën një zëdhënëse e qeverisë gjermane.

Gjermania po mundohet ta kontrollojë valën e tretë të pandemisë, ndërsa disa udhëheqës rajonalë kanë bërë thirrje për një izolim të rreptë në kohën kur autoritetet po mundohen të vaksinojnë sa më shumë njerëz.

“Secila thirrje për një izolim të shkurtër e të njëtrajtshëm është e drejtë. Kemi nevojë për një shkallë të qëndrueshme prej nën 100 rastesh për 100 mijë banorë” deklaroi zëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer, e cila shtoi se në Gjermani është duke u rritur numri i pacientëve në repartet e kujdesit intensiv.

Demmer gjithashtu tha se qeveria është duke shqyrtuar nëse ka nevojë për masa gjithëkombëtare e jo vetëm rajonale, shkruan Reuters.

Përderisa disa rajone gjermane kanë vendosur orë policore të natës për Pashkë, të tjerat po bëjnë eksperimente, madje disa duke i lehtësuar masat.

Shumica e 16 kryeministrave rajonalë të Gjermanisë ishte kundër bisedimeve të planifikuara për 12 prill për të diskutuar rreth masave të ardhshme që pritet të merren.

Të mërkurën, Gjermania regjistroi 9.677 raste të reja. Instituti që raporton për rastet ditore paralajmëroi se kjo shifër mund të mos e paraqesë gjendjen e vërtetë, sepse jo të gjitha rastet janë regjistruar gjatë Pashkëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments