Wednesday, November 6, 2024
HomeLajmeKosovaKurti liron nga detyra Qazim Rrahmanin, ky është zëvendësministri i ri

Kurti liron nga detyra Qazim Rrahmanin, ky është zëvendësministri i ri

Kryeministri Albin Kurti ka liruar nga detyra e zëvendësministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmanin. Në vend të tij në këtë pozitë ka emëruar Resul Makreshin.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Sipas ZKM’së, arsyeja e dorëheqjes së Rrahmanit, është angazhimi në një pozitë tjetër pas konsultimeve me subjektin të cilit i takon.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rahmani.

Në vend të z. Qazim Rahmani, Kryeministri Kurti e ka emëruar z. Resul Makreshi”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments