Sunday, October 13, 2024
HomeLajmeKosovaNjë ditë kam me ju vra të gjithëve, do ta kalli shtëpinë”...

Një ditë kam me ju vra të gjithëve, do ta kalli shtëpinë” – Merret vendim për prizrenasin që kërcënoi nënën dhe motrën

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për djalin nga Prizreni i cili më 4 prill kishte kërcënuar nënën dhe motrën.

I pandehuri dyshohet se më 4 prill, në shtëpinë e përbashkët familjare ka kanosur nënën dhe motrën e tij me fjalë dhe gjeste që do të ju shkaktojë diçka të keqe, me qëllim të frikësimit apo shkaktimit të ankthit.

“I pandehuri P.B., me datë 4 prill, në orët e pasdites në shtëpinë e përbashkët familjare, seriozisht i kanosë personat tjerë – respektivisht të dëmtuarat nënën dhe motrën e tij, me fjalë vepra apo gjeste se do të ju shkaktojë ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit, në atë mënyrë që i pandehuri P.B., i tensionuar i kanoset të dëmtuarave me fjalët se “dilni nga shtëpia, kjo është shtëpia ime, një ditë kam me ju vra të gjithëve dhe do ta kalli shtëpinë”, me ç ’rast me këto veprime tek të dëmtuarat ka shkaktuar ankthe dhe frik si dhe ua ka rrezikuar sigurinë personale”, bëhet e ditur në njoftimin e prokurorisë.

“Gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se masa e paraburgimit për këtë fazë është e domosdoshme dhe janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet janë në fazën fillestare dhe duhet të merret në pyetje i pandehuri, të dëgjohen të dëmtuarat lidhur me sqarimin e mënyrës dhe rrethanave në të cilën është kryer vepra penale, gjithashtu Gjykata ka marrë parasysh edhe të kaluarën kriminale të të pandehurit, gjë që vërtetohet edhe nga raporti i Policisë”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments