Saturday, April 20, 2024
HomeLajmeKosovaKonjufca pret Arifin, flasin për përfshirjen e Luginës së Preshevës në dialog

Konjufca pret Arifin, flasin për përfshirjen e Luginës së Preshevës në dialog

Kryetari i Preshevës së bashku me deputetin e Shqiptarëve në Serbi, Argjend Bajrami, gjatë ditës së sotme janë takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ata Konjufcës ia parashtruan dy kërkesa, pasi e uruan për marrjen e pozitës.

“Bashkë me deputetin e Shqiptarëve në Serbi, Argjend Bajramin sot takuam kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca. Konjufcën fillimisht e urova për zgjedhjen e tij në krye të kuvendit dhe rezultatin e fituar në zgjedhjet e fundit. Ndërsa theks të veçantë të këtij takimi kishim kërkesat tona drejtuar Republikës së Kosovës për Shqiptarët e Luginës së Preshevës: Fondin Kombëtar të Solidaritetit dhe Përfshirja e Luginës së Preshevës në dialogun Prishtinë-Beograd”, ka thënë Arifi.

“Zgjedhja e z. Konjufcës në organin më të lartë legjislativ është shpresë për proceset demokratike të Kosovës e që do të shërbej gjithashtu për stabilitetin politik në Republikë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments