Saturday, December 7, 2024
HomeLajmeKosovaIsh-zëvendëskryeministrja pyet se për çka janë kushërinjtë pasi xhaxhai i Glauk Konjufcës...

Ish-zëvendëskryeministrja pyet se për çka janë kushërinjtë pasi xhaxhai i Glauk Konjufcës u punësua në ministri

Ish-zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj ka reaguar nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit në vend. Së fundi u mësua se xhaxhai i kryetarit t Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Rabit Konjufca, u punësua në Ministrisë e Mbrojtjes.

Punësimi i familjarëve ishte dukur e kritikuar zëshëm nga Albin Kurti para se ai të vinte në pushtet.

“Për çka janë kusherinjtë?”, pyet Balaj-Halimaj.

Kështu ajo ironizon me një deklaratë të Kurtit i cili thoshte se “kusherinjtë janë për te shpija”.

“Nuk mujna me i mbushë Ambasadat e as Ministritë me kusherinjë. Kusherinjtë janë për te shpija. Familja te shpija”, thoshte Kurti derisa mbante fushatë vetëm dy muaj më parë.

“Fisi është për dasëm, për gazmend privat. S’ka dasma në ministri”, theksonte ai.

Ndërkohë punësimi i Konjufcs u arsyetua duke thënë se ‘Glauk Konjufca nuk e dinte për punësimin e tij”.

Rabit Konjuifca është emëruar këshilltar i ministrit të Mbrojtjes

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments