Thursday, May 2, 2024
HomeLajmeKosovaKonjufca për sulmin në ShBA: Kosova qëndron në krah të popullit mik...

Konjufca për sulmin në ShBA: Kosova qëndron në krah të popullit mik amerikan

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas sulmit në Luiston, Maine të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku mbetën të vrarë 16 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.

Konjufca tha se në këto momente të vështira, Kosova qëndron krah popullit amerikan.

Derisa ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve dhe shërim të shpejtë të plagosurve.

“Të tronditur morëm lajmin për sulmin nga një person i armatosur mbi civilët amerikanë. Në këto momente të vështira qëndrojmë fuqishëm në krah të popullit mik amerikan, pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe duke iu dëshiruar shërim sa më të shpejtë të plagosurve”, tha Konjufca

Ndryshe, një burrë i dyshuar hapi zjarr të mërkurën mbrëma në një kafene dhe në një sallë boulingu në Leviston, Maine, të Shteteve të Bashkuara, duke i vrarë së paku 16 njerëz dhe duke i lënduar dhjetëra të tjerë.

Policia është duke e kërkuar të dyshuarin dhe i ka urdhëruar banorët të strehohen.

I dyshuari është identifikuar nga policia si Robert Card, i cili ishte trajnuar si instruktor i armëve të zjarrit në qendrën stërvitore të Rezervës Ushtarake të SHBA-së në Maine./teve1.info./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments