Thursday, May 2, 2024
HomeLajmeKosovaAnketa: Serbët s’i besojnë udhëheqjes së re të Listës Serbe: Ata s’pyeten,...

Anketa: Serbët s’i besojnë udhëheqjes së re të Listës Serbe: Ata s’pyeten, Radoiçiqi është babai i tyre

Nga 1227 të anketuar, shumica dominuese prej mbi 80 për qind nuk i besojnë lidershipit të ri të Listës Serbe. Ky është mendimi i shumicës së lexuesve të portalit serb në Kosovë, KoSSev, të cilët janë shprehur në mënyrë përshkruese me qindra komente. “Nuk pyeten për asgjë, babai Milan është ende në krye”, është një nga mesazhet.

Pas dorëheqjes së Milan Radoiçiqit nga posti i nënkryetarit të kësaj partie, pasi mori përgjegjësinë për sulmin ndaj policisë së Kosovës, Lista Serbe ndryshoi udhëheqësinë këtë javë.

Zlatan Elek u zgjodh kryetar i ri i Listës Serbe, duke zëvendësuar Goran Rakiqin. Nënkryetarët e rinj janë: Dragishaa Miloviq, ish-kryetar i komunës së Zveçanit, Ivan Zaporozhac, kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, pastaj Tanja Vujoviq dhe Dragana Antonijeviq.

Nëpërmjet një sondazhi njëditor në rrjetet sociale, KoSSev gjithashtu i pyeti lexuesit nëse lidershipi i ri u ngjall besim atyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments