Friday, May 10, 2024
HomeLajmeKjo është pasuria e ish-anëtarit të Ushtrisë Jugosllave që u bë zv.ministër...

Kjo është pasuria e ish-anëtarit të Ushtrisë Jugosllave që u bë zv.ministër nga Kurti

Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar Radojica Radomiroviqin – ish-pjesëtar i Ushtrisë famëkeqe Jugosllave – në rolin e zv. ministrit në qeverinë e tij. Sa është pasuria e këtij zv. ministri?

Lista e pronave të paluajtshme të deklaruara prej tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (ish-AKK) është e gjatë. Shumë e gjatë.

Ajo përfshin një listë prej 17 tokash, një banese, dy shtëpive dhe një depoje.

Vlera e përbashkët e të gjitha këtyre shkon në mbi 200 mijë euro, sipas vetë z. Radomiroviq.

Pasuritë e paluajtshme janë fituar pas vitit 2012. E fundit është depoja e përfituar në vitin 2022.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments