Friday, May 10, 2024
HomeLajmeCili ishte roli i pjesëtarit të FSK-së në incidentin në “Bon Vivant”

Cili ishte roli i pjesëtarit të FSK-së në incidentin në “Bon Vivant”

Në ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në lokalin “Bon Vivant” ishte i përfshirë edhe një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Insajderi kishte raportuar se pjesëtari i FSK’së Hisni Gecaj në natën kritike ishte nën shoqërinë e Dukagjin Nikollajt i njohur me nofken “Duka”.

Së bashku me ta ishte edhe i ndjeri Kastriot Ramadani i cili mbeti i vrarë nga plagët e marra pas përleshjes me të dyshuarin Andi Pajaziti.

Hisni Gecaj i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditës.

Ndonëse, Gecaj ka përfunduar i plagosur, ndaj tij prokuroria thotë se po hetohet për dy vepra penale.

Hisni Gecaj, sipas prokurorisë ka mbajtur në posedim të paautorizuar një thikë duke vepruar në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët.

Gjithnjë, duke u mbështetur në pohimet e prokurorisë Hisni Gecaj është i dyshuar edhe për veprën penale “pjesëmarrje në rrahje”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments