Thursday, April 18, 2024
HomeLajmeKosovaKëshilltarja e Kurtit i arsyeton emërimet me të njofshëm, si dikur zyrtarët...

Këshilltarja e Kurtit i arsyeton emërimet me të njofshëm, si dikur zyrtarët e PDK-së

Ditëve të fundit në media janë raportuar dy raste kur këshilltarë nëpër ministri janë emëruar persona të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

Saktësisht, Arben Vitia e ka emëruar këshilltar vëllain e deputetit të LVV-së, ndërsa, Ministri i Mbrojtjes e ka emëruar këshilltar xhaxhain e Glauk Konjufcës.

Partia e Albin Kurtit ka qenë një nga më të zëshmet për vite të tëra duke kritikuar kështu ashpër punësimet siç thonin ata “me të njofshëm”.

Megjithatë, me të ardhur në pushtet, LVV-ja i ka arsyetuar këto punësime.

Këshilltarja e Albin Kurtit, Fëllënza Podrimja në Twitter ka thënë se nuk ka konkurse për pozita të tilla, e se aty duhet të emërohen njerëz të besueshëm jo vetëm profesionalisht por edhe politikisht.

“Shumë e thjesht është praktikë në krejt botën”, ka shkruar Podrimja.

Këshilltarja e kryeministrit, Albin Kurti, Fëllanza Podrimja ka kërkuar sot nga qytetarët që t’i drejtohen nëse hasin raste të korrupsionit dhe nepotizmit brenda institucioneve të reja.

“Nëse hasni korrupsion dhe nepotizëm brenda institucioneve tona të posa themeluara, ju lutem mos ngurroni ta ndani me mua/ne. DM-të e mia janë të hapura për të gjithë”, ka shkruar ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments