Saturday, April 20, 2024
HomeLajme​Rinisin fluturimet esenciale në Rinas, Balluku: Nesër edhe ato komerciale

​Rinisin fluturimet esenciale në Rinas, Balluku: Nesër edhe ato komerciale

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se sot ka filluar punën trafiku ajror për fluturimet esenciale, të cilat janë fluturimet humanitare, emergjente, shëndetësore, emergjencat, diplomatike, shtetërore dhe ushtarake.

Gjatë një konference për shtyp nga Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ministrja informoi se fluturimet komerciale nisin nesër në mëngjes.

“Kemi arritur me një përpjekje shumë të madhe të ruajmë sasinë e vaksinave të kontraktuara që duhet të vinin dje dhe u bllokua për shkak të kësaj greve të paligjshme do të vijnë sot rreth orës 15:00 dhe do të vijojmë shpërndarjen sipas parashikimeve”, deklaroi ministrja.

Sipas saj, për qytetarët që do të jetë e pamundur të kemi fluturime komerciale deri nesër në mëngjes.

“Është duke u punuar për të arritur në një zgjidhje edhe të këtij problemi shumë të madh, që sipas planeve tona do të nisin nesër edhe operimet normale në Rinas për udhëtarët e fluturimeve komerciale, çarterat etj.”, u shpreh Balluku.

Ministrja Balluku tha se ka qenë një plan i organizuar për të pasur një bllokim deri në ditën e fundit të zgjedhjeve, megjithatë janë marrë të gjitha të dhënat në këto moment për të bërë një verifikim edhe më të thellë të kësaj situate dhe për të arritur në konkluzionet e duhura.

“Rëndësi ka që trafiku ajror ka filluar punën dhe ne po e zgjidhim hap pas hapi situatën, për të vënë në funksion dalëngadalë të gjitha njësitë dhe për të kthyer gjithçka në normalitet”, u shpreh Balluku.

Ministrja Balluku e quajti grevë të paligjshme vendimin e disa kontrollorëve për të shpallur paaftësi për punë pas stresit që iu kishte shkaktuar shkurtimi i pagës për shkak të kufizimit të transportit ajror.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments