Wednesday, April 24, 2024
HomeLajmeKosovaIsa Mustafa tregon se çfarë biseduan me Edi Ramën gjatë vizitës që...

Isa Mustafa tregon se çfarë biseduan me Edi Ramën gjatë vizitës që pati në Shqipëri

Ish-kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka dhënë detaje për takimin e mbrëmshëm që pati me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Ai ka thënë për klankosova.tv, se ky takim mes krerëve të opozitës kosovare, erdhi pas një ftese në inaugurimin e një investimi në Durrës.

”Ishim të ftuar në inaugurimin e një investimi në Durrës, të një biznesmeni nga Prishtina”.

Lidhur me natyrën e këtij takimi mes krerëve të opozitës, me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ai la të kuptojë se pati atmosferë të mirë.

Ndërkaq, i pyetur nëse është diskutuar për qasjen në dialog të palës kosovare, Mustafa u shpreh se ajo është temë e Qeverisë së Kosovës.

”Biseda ka qenë e lirë, për investime dhe zhvillim”, deklaroi ai mes tjerash.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments