Monday, April 29, 2024
HomeLajmeKosovaHaradinaj uron shqiptarët e Tuzit: Morën atë që u takon, fitoren e...

Haradinaj uron shqiptarët e Tuzit: Morën atë që u takon, fitoren e tyre në vendin e tyre

Haradinaj uron shqiptarët e Tuzit: Morën atë që u takon, fitoren e tyre në vendin e tyre

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar shqiptarët e Tuzit pas fitores të Forumit Shqiptar.

Haradinaj ka thënë se kjo është një datë e rëndësishme sepse shqiptarët morën atë që u takon.

“Urime shqiptarëve të Tuzit që në një datë kaq të rëndësishme, morën atë që u takon, fitoren e tyre në vendin e tyre”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Forumi Shqiptar fitoi të drejtën për të qeverisur me Tuzin. Urime shqiptarëve të Tuzit që në një datë kaq të rëndësishme, morën atë që u takon, fitoren e tyre në vendin e tyre.

Urime Malësi!

Të fala nga Kosova!

 

PROMOTED CONTENT
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments