Tuesday, May 14, 2024
HomeLajmeKosovaVeliu me akuza kundër Bulliqit: Pushtetin e morën nga rruga, prandaj qeverisin...

Veliu me akuza kundër Bulliqit: Pushtetin e morën nga rruga, prandaj qeverisin me logjikën dhe formulën e rrugës

Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka reaguar në lidhje me qeverisjen aktualte të Shpejtim Bulliqit në komunën ku ai ishte kryetar.

Qeverisjen e Bulliqit, Veliu e ka quajtur qeverisje përmes skandaleve.

‘’ Për më shumë se dy vjet në krye të Komunës kryetari aktual, i cili u promovua jo me fuqinë e lidershipit, por me fuqinë e grushtave ndaj një zyrtari komunal, vazhdon të qeverisë përmes skandaleve.

Përplasjet e vazhdueshme me anëtarët e ekzekutivit, ngarkim-shkarkimet e drejtorëve më nuk përbëjnë lajm në qeverisjen komunale.

Në mungesë të vizionit qeverisës, projekteve dhe rezultateve, e vetmja gjë që prodhon kryetari aktual janë skandalet e vazhdueshme, duke shpërfaqur egon e tij të sëmurë kudo’’, ka shkruar ai.

Më tutje Veliu, e konsideron Bulliqin si kryetar aksidental, ku me projektet e LDK-së, rrah gjoks e i ka përvetësuar si të vetat.

‘’Me logjikën e mashtrimit, kryetari aksidental i Podujevës vazhdon të rrah gjoks me projektet e trashëguara nga qeverisja e LDK-së, duke i përvetësuar e promovuar si të vetat.

Propaganda dhe zhurma e ushtrisë së rrugës, të instaluar në Komunë, nuk e mbulojnë keqmenaxhimin dhe abuzimin e kryetarit aktual me administratën komunale, arsimin, shëndetësinë, bujqësinë dhe infrastrukturën’’, ka shkruar deputeti.

Postimi i plotë:

Pushtetin e morën nga rruga, prandaj qeverisin me logjikën dhe formulën e rrugës.

Për më shumë se dy vjet në krye të Komunës kryetari aktual, i cili u promovua jo me fuqinë e lidershipit, por me fuqinë e grushtave ndaj një zyrtari komunal, vazhdon të qeverisë përmes skandaleve.

Përplasjet e vazhdueshme me anëtarët e ekzekutivit, ngarkim-shkarkimet e drejtorëve më nuk përbëjnë lajm në qeverisjen komunale.

Në mungesë të vizionit qeverisës, projekteve dhe rezultateve, e vetmja gjë që prodhon kryetari aktual janë skandalet e vazhdueshme, duke shpërfaqur egon e tij të sëmurë kudo.

Me logjikën e mashtrimit, kryetari aksidental i Podujevës vazhdon të rrah gjoks me projektet e trashëguara nga qeverisja e LDK-së, duke i përvetësuar e promovuar si të vetat.

Propaganda dhe zhurma e ushtrisë së rrugës, të instaluar në Komunë, nuk e mbulojnë keqmenaxhimin dhe abuzimin e kryetarit aktual me administratën komunale, arsimin, shëndetësinë, bujqësinë dhe infrastrukturën.

Qytetarëve nuk iu desh shumë që ta kuptojnë se Llapi ka rënë në duar të një mashtruesi, që po e ka vështirë të konsolidojë grupin, prandaj çdo ditë shqelmon drejtorë, që mund ti bëhen pengesë e lojërave të pista dhe abuzive me pushtetin. /IndeksOnline/

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments