Saturday, April 27, 2024
HomeLajmeKosovaGjashtë raste të dhunës në familje në 24-orëshin e fundit

Gjashtë raste të dhunës në familje në 24-orëshin e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24-orëshin e fundit janë raportuar për gjashtë raste të dhunë në familje.

2 raste janë regjistruar në komunën e Fushë Kosovës, e nga një rast ka qenë në Lipjan, Prizren, Klinë e Rahovec.

 

·         Fushë Kosovë / 28.03.2024 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovar. Viktimave u është ofruar trajtim mjekësor dhe urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari që sipas familjarëve vuan nga probleme mendore me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

·         Lipjan / 28.03.2024 – 10:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka tentuar ta largoj me dhunë viktimën femër kosovare nga shtëpia. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

·         Fushë Kosovë / 28.03.2024 – 15:00.   Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje familjare i ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren / 28.03.2024 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull me nënshtetësi Gjermane pasi që i njëjti dyshohet se në në vazhdimësi ushtron dhunë kundër dy viktimave meshkuj kosovarë dhe dy viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje.

Klinë / 28.03.2024 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rahovec / 27.03.2024 – 18:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikike  dhe fizike ndaj viktimës  femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments